Kurti: Le të bëjmë së bashku koalicionin kundër koronavirusit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se të gjitha partitë duhet të bëhen bashkë në luftimin e virusit Corona.

Kur u pyet për koalicionet për formimin e Qeverisë së re kërkoi që të gjithë të bëhen bashkë pa dallim, edhe pse e pranon se vendi nuk ka përvojë në menaxhimin e situatave të tilla.

“Jemi të gjithë bashkë pa dallim partie, as moshe e etnie, do të përqendrohemi në luftimin e kësaj të keqe duke e ditur se nuk kemi përvojë në këso situata, por do t’ia dalim mirë”.“Prilli është muaji përfundimtar. Nuk është koha dhe vendi në Malishevë të flasim për situatën politike”, u shpreh Kurti.

Kurti pas takimit me kryetarin e Malishevës Ragip Begaj, ku diskutuan lidhur me situatën e krijuar nga pandemia Coronavirus, kërkoi që qytetarët të respektojnë rregullat e IKShP-së.

“Komuna e Malishevës i ka rreth 3% të popullsisë tonë, i shpreha ngushëllime për qytetarin e Malishevës që ndërroj jetë mbrëmë. Është gjendje e pikëllueshme për gjithë neve, shpresoj që të infektuarit të shërohen sa më pare, po punojmë në këtë drejtim. Duhet të bashkëpunojmë maksimalisht qe sa më pak të shpërndahet Covid-19”.“I bëjmë thirrje qytetarëve që t’i kufizojnë lëvizjet e tyre, të ral vetëm një anëtar i familjes për nevojat. Ta mbajmë pastërtinë e ta ruajmë distancën fizike dhe të qëndrojmë ne shtëpi”.