Kryeministri

Kurti lajmërohet nga Irlanda e Veriut pak pasi u bë e ditur se nesër s’shkon në Tiranë

Kreu i ekzekutivit kosovar ndodhet në Irlandën Veriore. Ai të mërkurën vonë ka shkruar në platformën “X”, duke treguar për një fjalë që e kishte në “Queen’s University Belfast”.

“Vizitova shkollën St Matthew në Belfast për t’u takuar me studentët dhe stafin e nismës ‘Edukimi i përbashkët’, që përfshin rreth 900 shkolla nga komunitete të ndryshme në Irlandën e Veriut. Është frymëzuese të shohësh studentët të mësojnë së bashku dhe të thyejnë barrierat përmes edukimit të integruar.” – shkroi Kurti në X.

Kurti nuk do të jetë pjesëmarrjen në samitin BE-Ballkan Perëndimor në Tiranë.