Kurti kujton Enver Zymberin, por nuk “harron” pa e përmend edhe Thaçin

Lideri i VV’së, Albin Kurti ka përkujtuar policin e rënë në krye të detyrës, 9 vite më parë, Enver Zymberi.

Kurti tha se Zymberi është i paharrueshëm dhe se është shembulli më domethënës i policëve, të cilët janë të gatshëm të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj.

Kurti shtoi se gjatë këtyre 9 viteve, përpjekjet për drejtësi kanë qenë të pamjaftueshme, për të mos thënë se kanë munguar tërësisht.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për një qeveri që punon për ta shtrirë rendin e drejtësinë në gjithë vendin, e që atë drejtësi tha ai “ia kemi borxh Kosovës”.