Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar dy masakra të regjimit të Millosheviqit të kryera me 26 shtator të vitit 1998.
“Kur i pashë trupat e vajzave dhe nënës së tyre, ishte e qartë që ato kishin ikur dhe kishin provuar të fsheheshin nën shkurre. E kuptova që ata burrat i kishin kërkuar dhe i kishin qëlluar me armë aty ku i kishin gjetur. Kishte edhe anëtarë të tjerë të familjes të vrarë përreth. Ishte e qartë që ata ishin përpjekur të zvarriteshin nëpër pyll për të shpëtuar. Isha i shokuar nga brutaliteti, urrejtja…”, ka shkruar Kurti.
Në masakrën e Abrisë u vranë 22 anëtarë të familjes Deliu, në mësin e tyre edhe fëmijë.
Më 26 shtator 1998, forcat e armatosura serbe hynë edhe në fshatin Gollubovc të Malishevës ku vranë 13 civilë.
Postimi i plotë:







