LAJMI I FUNDIT

Kurti kritikon ashpër Lajçakun: E ka cenuar funksionin e tij, por unë nuk e cenoj Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar ashpër emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Sipas Kurtit, emisari Lajçak e ka pranuar kushtëzimin e Serbisë që Asociacioni të jetë hapi i parë.

Ai ka thënë se Lajçak e ka cenuar funksionin e tij, por ai nuk ka lejuar cenimin e Kosovës.

“Qartë, neni 10 i marrëveshjes bazike thotë që duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut në Bruksel, të cilat janë të obliguesheme e valide e janë 39. E nuk mundet nga neni 10, nga 39 marrëveshje, të përzgjedhet një e tillë e të vendoset si çerdhja para kuajve, një kushtëzim të tillë nuk e kam pranuar”, deklaroi ai.

“Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar një kushtëzim të tillë, dhe kushtëzimi i Serbisë e ka bërë në cenim të funksionit të tij si lehtësues por unë nuk mund ta pranoja një gjë të tillë duke cenuar asi soj Kosovën”, deklaroi Kurti.