Kryeministri Kurti: Brenda pak ditësh do të vijnë në Kosovë shumë vaksina anti-Covid

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kontingjenti i radhës i vaksinave kundër COVID-19 do të vijë brenda disa ditësh.

Ai theksoi se numri i këtyre vaksinave që do të vijnë do të jetë më i madh se i dy kontingjenteve të para bashkë.

Kryeministri tha se numri i vaksina do të shumëfishohet gjatë fundit të këtij muaji, ose fillimit të qershorit.

“Është çështje ditësh kur do të vijë kontingjenti i vaksinave, ku numri i të cilave do të jetë më i madh se i këtyre dy kontingjenteve bashkë. Ndërkaq fundi i maji ose fillimi i qershorit do të marrim shumë-fishin e këtyre”, tha Kurti shkurt për furnizimin me vaksina.