Kryeministri Albin Kurti këtë të shtune është argëtuar pak në shesh gjatë një aktiviteti.

Ai ka sfiduar veten me një lojë, të cilën e përfundoi me sukses.

“Hala i ri është, qata e kena qit kryeministër”, u dëgjua dikush të thoshte derisa Kurti po e përfundonte lojën.

Këtë video e ka publikuar në Twitter asistenti i tij, Arianit Beqiri, i cili e përshkroi si “i saktë edhe këtë herë”.

Pasi përfundoi lojën, Kurti mori duartrokitje nga të pranishmit dhe një pije dhuratë./Express/

I saktë edhe këtë herë. pic.twitter.com/BglnmCFlAn

— Arianit Beqiri (@ArianitBeqiri) May 20, 2023