Kurti: I tregova edhe Lajçakut, që jemi të gatshëm ta heqim reciprocitetin, por që këtë duhet ta bëjë edhe Serbia

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka bërë të ditur se ka biseduar me përfaqësuesin e BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti ka thënë se i ka treguar Lajçakut se Kosova është e gatshme që ta hjek reciprocitetin e targave serbe, por që të njejtën gjë duhet ta bëjë edhe vetë Serbia.

Kryeministri tha se Kosova është e gatshme që të dialogojë për këtë çështje, por që dialogu duhet të bëhet në Bruksel.

“Kam biseduar edhe me Miroslav Lajçak, ku i kam treguar se Kosova është e gatshme që ta heq këtë vendim, por që të njejtën gjë duhet ta bëjë edhe pala serbe. Ne jemi për dialog, por që kjo gjë duhet të ndodhë në Bruksel”, ka thënë ndër të tjera Kurti.