Kurti i rrethuar me mendime/Haradinaj: po gabon shumë që po e heqë taksën

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, ka folur rreth heqjes së taksës për lëndën e parë nga kryeministri Albin Kurti.

Haradinaj tha se Kurti po gabon rëndë.

“Heqja e taksës është paralajmëruar disa javë më herët nga Kurti. Ai e ka ofertuar gabim heqjen e taksës, pasi nuk i dha argument SHBA’së, por vetëm doli në konferencë për shtyp”, tha Haradinaj për televizionin publik të Kosovës.

“Të hiqet taksa pa asnjë profit nga Kosova është e gabueshme. Është një nga vendimet më të gabueshme të kësaj qeverie”, shtoi ai.