Kurti i quajti analfabetë ata që dalin në diasporë, por kaq shumë vota kishte fituar jashtë Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot i ka fyer duke i quajtur analfabetë funksionalë të rinjtë që po ikin nga Kosova për të punuar në Gjermani.

Kurti i fyejti ata që e sollën në pushtet me votën e tyre, shkruan Demokracia.com.

“Të krijosh ditë pa mësim për fëmijët është papërgjegjësi. Duke nxjerrë analfabetë e duke menduar veç për paga po na shtohen listat sociale. Ose asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani”, kështu i ka krahasuar Kurti njerëzit që shkojnë për punë në Gjermani, me nxënësit analfabetë që, sipas tij, po dalin nga sistemi i dobët arsimor.

Por, ai duket se ka harruar se shumicën e votave e kishte marrë nga diaspora.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka marrë nga diaspora 44 mijë e 252 vota. /Demokracia.com/