Sistemi i drejtësisë

Kurti i dha “besën” Bakoyanis se “nuk e tepron” me kritika ndaj sistemit të drejtësisë mu në ditën kur shpërtheu ndaj tyre në RTK

Më datë 21 mars Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës Dora Bakoyanis, u ka kërkuar krerëve të shtetit që të zotoheshin për një mori politikash në mënyrë që ajo të mund të konkretizojë në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill. Po atë ditë, Kryeministri i vendit qëlloi të jetë mysafir në televizionin publik, RTK.

Thënë troç, Kurti shkronjë për shkronjë do ta mashtronte Bakoyanisin në letrën e zotimeve që do ta dërgonte të nesërmen, më 22 mars. Qysh?

Kurti s’la gjë pa thënë për prokurorët e vendit, duke mbrojtur ministrat e tij.

“Drejtësi është kjo?, ia mësyjnë Rozeta Hajdarit. Unë e kam për detyrë publikut t’ja kallëzoj të vërtetën. Kjo është e vërteta. Ministrat e Qeverisë tonë ishin të përndjekur. Pakrahasimisht më shumë nga prokuroria e Prokuroria Speciale, se krejt ministritë paraprake. Nuk është i rastësishëm edhe insistimi për kryeprokurorin. Unë jam akuzuar kur kam folur kështu sikur sonte.” – tha Kurti në RTK, e që në fakt është veç zgjatim i një fushate kundër gjyqësorit, që prej kur Vetëvendosje udhëheq me vendin.

Qysh iu zotua “me nënshkrim” raportueses se s’do të vepronte në këtë mënyrë?

“(Zotohemi besnikërisht se) do të respektojmë pavarësinë e gjyqësorit duke u përmbajtur nga kritikat e tepruara që minojnë besimin në gjyqësi”.

“Të vazhdojmë së përmirësuari cilësinë dhe efektivitetin e gjyqësorit”. – i shkruajti Kurti Raportueses për Kosovën në Këshill, veç një natë pasi e bëri saktësisht të kundërtën.

Edhe më i ashpër se sa me prokurorët, Kurti u tregua me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët i ftoi të marrin pjesë në zgjedhje, çka përbën përveç sulm ndaj gjyqësorit edhe një absurd në kontekstin e rregullimit juridik të Kosovës.

“Gjykata kushtetuese praktikisht është duke e zëvendësuar me trajtimin e ligjeve që ne e kalojmë në kuvend në Komisionin Parlamentar për Legjislacion. Ne kemi Komision Parlamentar për Legjislacion, të gjitha ligjet janë tu përfundu në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë ai të enjten mbrëma.

Ai e ka krahasuar gardianin e Kushtetutës me parti politike, duke e ftuar të marrë pjesë në zgjedhje.

“Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese do të duhej të pranonte, duke pasur Komisionin Parlamentar për Legjislacion, ta trajtoj secilin ligj që e kalon mazhoranca aty e që janë thelbësore për reformat që ne i bëjmë. Sidoqoftë ajo po i trajton. E keni pa që po merret me nivel të pagave, po merret me çmimet tavon, po merret me gjithçka. Në këtë kuptim unë e ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë edhe ata, le të garojnë në zgjedhje”, është shprehur Kurti.

E besën Bakoyanisit se s’do ta bëjë këtë gjë, Kurti ia dha edhe më këtë fjali: “Besnikërisht do t’i nderojmë listën e zotimeve në Shtojcën 1 të datës 21 mars me t’u bërë Kosova anëtare e Këshillit të Evropës”.

Haradinaj “e heton” këtë mashtrim të Kurtit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj derisa shkroi për gamen e zotimeve të Kurtit, Konjufcës e Osmanit ndaj Bakoyanis, e përmendi piërisht faktin se Kurti u zotua se “do të hiqte dore” nga diçka që kishin aplikuar deri më tash.

“Gama e zotimeve në atë letër është shumë e gjerë dhe përfshinë obligime konkrete…Psh. thuhet se liderët institucionalë zotohen se “do të respektohet pavarësia e gjyqësorit dhe do të hiqet dorë nga “kritikat e tepruara ndaj gjyqësorit”. Kjo dmth se këta zotohen të heqin dorë nga diçka që e kanë aplikuar deri me tash.”- ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, kritikat e pushtetit ndaj organeve të pavarura, në këtë rast gjyqësorit janë kritikuar ashpër edhe nga organizatat vendore e ato ndërkombëtare.

VIDEO BONUS: