Kurti futet në listën anti-amerikane në historinë politike: Pason pas Demaçit, Qosjes dhe Dacit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është bashkëngjitur grupit të anti-amerikanëve, krahas Rexhep Qosjes, Adem Demaçi, e Nexhat Dacit, siç po i cilëson opinionisti nga Zvicra, Sali Rexhaj, persona që rrezikojnë interesat nacionale të SHBA’së në Kosovë e Ballkan.

Në një prononcim  ai ka shpjeguar se të gjitha këto figura kanë pasur probleme ndër vite me SHBA’në, si dhe me interesin e kësaj fuqie botërore në Ballkan, më konkretisht në Kosovë.

“Qosja u eleminua në vitin 1991 për shkak se në Shqipëri po përkrahte mbeturinat e regjimit komunist atje, kjo binte ndeshë me interesat nacionale të SHBA, pas rënjes se murit te Berlinit”, thotë Rexhaj.

Ai tutje thekson se edhe Adem Demaçi kishte pasur probleme me Amerikën, ndërkaq përmend se si ky kishte qenë kundër marrëveshjes së Rambujesë.

“Demaçi u rrëzua në vitin 1997 sepse doli me një projekt të Ballkanisë i cili e binte Rusinë në Detin Adriatik. Aq më keq, Demaçi iu kundërvu edhe marrëveshjes së Rambujesë, e cila i solli lirinë dhe pavarësinë Kosovës”, tha Rexhaj

Sa i përket Nexhat Dacit, për këtë Rexhaj thotë se pati pretendime që të instalojë në Kosovë pushtetin anti-amerikan.

“Nexhat Daci pati pretendime të hapura që të insatlojë një pushtet anti-amerikan duke i uzurpuar institucionet. Daci u pëzu bashk më kryeministrin Kosumi, duke premtuar së do të rikthehej edhe më i fortë, gjë e cila nuk ndodhi kurrë. Po pati pasoja të renda sepse ndau në dysh LDK, gje të cilen nuk e kishte arritë Serbia per dy dekada. Veton Surroi si njeri i Sorrosit, i cili u mundua duke ju zvarritur Hashim Thaqit në prani te ambasadorit Dell, të bëhej president i Kosovës”, tha ai.

Sa i përket Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Rexhaj thekson se ky e ka mohuar vazhdimisht Kosovës, që ka qenë e mbështetur gjithmonë prej SHBA’së.

Ai, e përmend edhe sulmin fizik ndaj ambasadores Jackobson, ndërsa thotë se me t’u bërë kryeministër, iu kundërvy amerikanëve dhe filloi instalimin e diktaturës.

“Historia e Kurtit dihet mirë. Në vazhdimësi e ka mohuar shtetin e Kosovës, shtet i sponsorizuar e mbështetur nga SHBA. Në shumë raste Kurti ka perdorur dhunë në luftë për pushtet, madje edhe mbi vet përfaqësuesit e SHBA’së, siç ishtte mbi ambasadoren Jacobson. Në fund, me t’u bërë kryeministër i Kosovës, iu kundërvu interesave amerikane dhe filloi instalimin e një diktature duke e shkelur marrëveshjen e koalicionit me LDK’në, Kushtetutën e Kosovës, premtimin e dhënë para zgjedhjeve se do ta heqë taksën, për të filluar bisedimet e mbeshtetura nga SHBA për një marrëveshje me Serbi”, ka thënë Rexhaj.

Kujtojmë se Qeveria në detyrë dje mori vendim për të vendosur masa reciprociteti ndaj Serbisë, gjë të cilën e kundërshtuan SHBA’të disa herë.

Madje, ka qenë vet ambasadoria amerikan, Philip Kosnett, i cili tha se një veprim i tillë rrezikon popullin e Kosovës si dhe ekonominë e vendit, teksa, priten edhe reagimet e diplomatëve të tjerë amerikanë.