Kurti fton organet e rendit që me seriozitetin më të lartë të zbardhin rastin e vrasjes së dyfishtë në Pejë

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në qytetin e Pejës, ku u vranë dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

urti tha se është tronditur nga kjo ngjarje, derisa u shprehi ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave.

Kurti theksoi se në këto moment të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike.

Kryeministri ka ftuar organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë.

Ndryshe viktimë në rastin tragjik sonte ishte Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, si dhe Blerand Kadriaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit.

I plagosur nga ky rast mbeti edhe Avni Ademaj, vëllai i Astrit Ademajt, i cili me të liruar nga spitali është arrestuar nga Policia e Kosovës.