Kurti ftesë veteranëve për të premten, ata kërkojnë ndërprerjen e seancës së sotme

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka thënë ftesën nga kryeministri Albin Kurti, e kanë marrë për të premten nga ora 9.

Ai ka thënë se kërkesa e tyre që nga mëngjesi është që të mos mbahet seanca.

Protestuesit kanë bërë thirrje që takimi të mbahet sot.

Klinaku ka thënë se në oborrin e Kuvendit do të qëndrojnë derisa të ndërpritet seanca.