Kurti flet për premtimet gjatë fushatës zgjedhore: Nuk mund ta ulim çmimin e rrymës për një vit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës duke iu përgjigjur kritikave të opozitës ndaj tij për shtrenjtimin e çmimit të rrymës.

Ai ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2019, kishte premtuar uljen e çmimit të rrymës por jo që ajo të realizohej brenda një viti qeverisje, shkruan lajmi.net.

“Sigurisht që duam ulje të çmimit të rrymës, ne qëndrojmë për këtë. Çmimi nuk mund të ulet brenda një viti, ne kemi katër vite mandat qeverisës. Opozita po flet sikur është viti 2025, por ne jemi vetëm në vitin 2022.”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se më të mëdha janë kërkesat e opozitës ndaj Qeverisë, se sa kërkesat e vetë qytetarëve.