Kurti flet për ndëshkimet amerikane: Kemi dallime të vogla, sanksionet e panevojshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte një ton sfidues të mërkurën kur tha se masat e SHBA-së ishin të gabuara dhe se qeveria e tij qëndroi pranë kryetarëve shqiptarë të komunave të zgjedhur së fundmi në pjesën veriore të vendit të tij, të cilët kanë në qendër të shpërthimit të fundit të tensioneve me popullsi shumicë serbe në këtë zonë.

“Ata që flasin për sanksione ndoshta duhet të mendojnë më gjerë apo më thellë”, tha Kurti në një intervistë për Financial Times.

“Serbia nuk po vendos sanksione ndaj Federatës Ruse dhe po financon këtë milici fashiste në pjesën veriore të vendit tim, kështu që ndoshta ata duhet të [marrin] sanksione”.

Ai e cilësoi SHBA-në si “mikun, aleatin dhe partnerin kryesor” të Kosovës, duke shtuar se ishte në kontakt të përditshëm me ambasadorin amerikan në Prishtinë.

“Unë e pranoj dhe e di se sa i përket qasjeve të ndërmarra kemi pasur një ndryshim të vogël, por sinqerisht nuk ndjej se ka ndonjë lloj sanksioni [për] Kosovën. . . nuk është masë e duhur”, tha ai.

Kurti tha se do të ishte i gatshëm të zhvillonte një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq nëse ai do të ndërmjetësohej nga Brukseli. Ai gjithashtu përshëndeti vendosjen e më shumë trupave të NATO-s për të shuar dhunën, duke thënë: “Unë kam bërë thirrje për më shumë ushtarë të NATO-s që nga viti i kaluar.”