Kurti flet për ministren e Ekonomisë: Atë që ka ndodh këto 20 vjet ministrja e gjen në romane të kriminalistikës, jo në libra të doktoraturës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti lidhur me çështjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike ka thënë se ky është një problem me rrënjë të vjetra.

Ai tha se ky problem u paraqit para tetë vitesh kur bë privatizimi i  distribucion dhe furnizimit të energjisë elektrike.

Kurse, Kurti duke folur për ministren e Ekonomisë, tha se ato që kanë ndodhur dikur në Kosovë nuk i gjen ajo në librat ekonomikë, por në romane të kriminalistikës.

“Shumë probleme që i kemi sot i kanë rrënjët e vjetra, pra edhe problemi i çmimit të energjisë elektrike e ka shkakun para 8 vjetëve te privatizimi i distribucionit dhe furnizimit,ne e kemi marrë detyrën javën e kaluar, jo gjithçka mund të rregullojmë për kap kohë, ka pritje të mëdhaja e di, gjërat që kanë shkuar mbrapsht para disa vjetëve s’mund t’i rregullojmë për disa ditë. Do ta rregullojmë në mënyrë që ta ketë bordin fuksional dhe të merr vendimet meritore.

Ministrja e Ekonomisë është doktore e ekonomisë, nuk e gjen në libra të ekonomisë ato që kanë ndodhur këto 20 vjet , e gjen në libra e romane kriminalistike e kjo është doktore e ekonomisë”, tha ai.