Kryeministri Albin Kurti ka komentuar kritikat e presidentes Vjosa Osmani për letrën ndaj Këshillit të Evropës.
Ai e ka pranuar se për disa çështje ka dallime me presidenten Osmani.
Para gazetarëve, ai ka mohuar se shefen e shteti ka mospajtime të mëdha.
Ai ka vlerësuar se me presidenten nuk ka dallime të patejkalueshme.
“Ne kemi bashkëpunim të ngushtë, kjo nuk do të thotë që edhe me kryeparlmentarin, edhe me ministren e jashtme, edhe me presidenten Osmani, nuk kemi pasur diskutime, nganjëherë dallime, por nuk besoj se ka të tilla që janë të patejkalueshme”, ka thënë Kurti.







