Kurti: Filluan anëtarësimet e reja në LVV, interesimi i madh nuk po i zë zyreja kaq shumë veta

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se sot ka filluar muaji i anëtarësimeve të reja dhe do të vazhdojë deri më 15 dhjetor.

Kurti, ka bërë me dije se 40 anëtarë të rinj u shtuan në LVV.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Sot filluam muajin e anëtarësimeve të reja në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, që do të vazhdojë deri në 15 dhjetor, si fushatë për zgjerimin intensiv. Mbi 40 anëtarë të rinj u shtuan në radhët e Lëvizjes në Prishtinë. Zyra e Qendrës sonë në Prishtinë nuk i nxë kaq shumë veta, andaj bashkë me kryetarin e Qendrës, z. Arben Vitia, i mirëpritëm anëtarët e rinj në selinë qendrore të VETËVENDOSJE!-s.

Këto anëtarësime janë rezultat i punës së mirë të strukturave tona, sepse një aktivist i mirë është ai që afron shumë anëtarë të rinj.

Fotografia e Albin Kurti

Fotografia e Albin Kurti