Një nga organizatorët e protestës të sotme para KEDS-it dhe Qeverisë së Kosovës lidhur me krizën energjetike, Denis Krasniqi, ka folur edhe për kërkesat e protestuesve.
Ai ka thënë se protestuesit kanë kërkuar që të ketë rrymë 24 orë në ditë gjatë shtatë ditëve të javës, të shkarkohet ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe të fillojë procesi për shtetëzimin e KEDS-it.
“Ministrja ka thënë se rryma po përdoret për komoditet, a janë dritat e ngrohja komoditet? Diku rreth kontrollera nuk shpenzojnë sa një poç elektrik”, tha ai.
Tutje, ai tha se KEDS-i duhet t’i kthehet Kosovës, pasi besojnë “se do të mirembahej më mirë rrjeti energjetik”.
Për Kryeministrin Kurti dhe pjesën që ai ia hodhi fajin qeverive të kaluara për krizën energjetike, organizatori i protestës tha se “nuk na intereson se të kemi zgjedh për me na i zgjidh problemet”.
“Këto arsyetimet e Kurtit mujn me i dhezë një herë ose dy por mendojmë që duhet të ketë punë konkrete nga Qeveria”, u shpreh ai në T7.
Ai tha se prapa protestës qëndron shoqëria civile dhe qytetarët e vendit të cilët po e shprehim revoltën me anë të protestës, “pasi po na mohohet një e drejtë”.
“Nuk mundesh me punu as me funksionu pa rrymë”, tha ai tutje.







