Kurti e Sveçla shkarkuan nga pozita nipin e Kadri Zekës: Lajmin e mësova nga mediat

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka shkarkuar sot Kujtim Gashin, nga pozita e drejtorit të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Pas shkarkimit nga kjo pozitë Demokracia.com ka kontaktuar me Gashin, i cili është nipi i Heroit, Kadri Zeka. Ai ka thënë se nuk i di arsyet e shkarkimit dhe lajmin e ka mësuar nga mediat.

“Është nxjerrë një vendim që unë nuk e kam ditë përpara. Është vendimi i Qeverisë që është bërë edhe publik nuk kam asnjë informacion më shumë nuk e kam marrë ende vendimin.”, ka thënë Gashi.

Ai ka treguar se nuk i është dhënë paraprakisht ndonjë arsye për shkarkim dhe nuk e di se mbi çfarë baze është marrë ky vendim.

“Nuk ka pasur arsye paraprake. Vendimin e kam mësuar prej mediave. S’e kam pa vendimin nuk e di në çfarë baze e kanë nxjerrë vendimin.”, shtoi ai për Demokracia.com.

Gashi ka qenë kandidat o Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Kamenicës.

Shkarkimi tij është thënë se është bërë me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla .

Ministri Sveçla u shpreh se atij i ishte vazhduar mandate jashtëligjshëm nga “Qeveria Hoti”, më 22 janar 2020.

‘Vendimin e 22 janarit 2020 të qeverisë në të cilin zotri Kujtim Gashit i vazhdohet mandati si Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë së Shoqërisë së Informacionit edhe për tre vjet . Kjo me qëllim të kthimit të ligjshmërisë”.

Gashi i cili ishte në mandatin e tij të tretë sipas Sveçlës, është shkelur Ligji për Shërbyesit civil pasi ky ligj e parasheh që një person të jetë vetëm për një mandate në krye të kësaj Agjencie.

“Ligji ka përcaktuar qartë që emërimi në pozitë të lartë bëhet për një mandate tre vjeçare dhe nuk parashihet një mandate i dytë rrjedhimisht një mandate të tretë”, ka thënë Sveçla.

Kujtim Gashin, prej shtatë vjetësh e drejton Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë në dhjetor të vitit 2013.