Kurti e shkelë rëndë zotimin e tij, Serbisë ia heq taksën, por nuk i vendos reciprocitet

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që tarifa për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja, të hiqet nga data 15 mars.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se pas takimeve me odat dhe shoqatat e ndryshme të ndërmarrësve vendorë dhe pas analizës, ka vendosur që nga data 15 qershor do të hiqet taksa nga lënda e parë për Bosnjën dhe Serbisë.

AI ka thënë se pas kësaj kërkojnë nga Serbia ta ndalojnë fushatën për çnjohje, duke shtuar se nëse pala Serbe zotohet dhe dëshmon përkushtim të mirëfilltë dhe zotohet për heqje të shpejt të barrierave, duke filluar nga data 1 prill do ta heq tarifën komplet për një periudhë prej 90 ditësh.

“BE ta vlerësojë lartë heqjen e tarifës duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit. Nëse Serbia nuk e përfill qëndrimin e Kosovës dhe nuk fillon heqjen e barrierave, me fillim nga data 1 prill do të nis me zbatimin e reciprocitetit, njëherë me fushën e tregtisë e pastaj në fushën ekonomisë. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe 90 ditësh për heqjen e tarifës për lëndën e parë, atëherë Qenëria nga data 15 qershor do ta kthejë tarifën, deri në zbatimin e reciprocitetit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se SHBA dhe BE duhet të dalin që në fillim me instrumente të detajuara dhe afate kohore që listojnë benefitet nga angazhimin e sinqertë të palëve për kalimin e barrierave ekonomike.

“Rivlerësimi i këtij vendimi varet nga rezultatet që prodhon nga arritja e këtyre objektivave. Reciprociteti i plotë tregtar dhe ekonomik instalohet pas 15 qershorit”, ka thënë ai.

Të kujtojmë se Kurti kishtë thënë në vazhdimësi se menjëherë pas heqjes së taksës, ndaj Serbisë do të vendoset reciprocitet i plotë tregtar, ekonomik dhe politik. Megjithatë këtë që tha sot, është në kundërshtim të plotë me zotimet e tij. /Ballkani.info/