Bekim Haxhiu

Kurti e quajti ‘renovim substancial’ Onkologjinë, Haxhiu: LVV ndërroi tre drejtorë para se ta rikthej Ilir Kurtishin e PDK-së

Sot, është përuruar renovimi i Klinikës së Onkologjisë në ShSKUK, ku të pranishëm ishin edhe kryeministrit Kurti e ministri Vitia, me ç’rast i pari i Qeverisë është krenuar me këtë projekt të realizuar.

Ndaj tij, ka reaguar deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili thotë se LVV ndërroi tre drejtorë të kësaj klinike, para se ta rikthej në krye të Onkologjisë doktor Ilir Kurtishin.

Postimi i Bekim Haxhiu:

Tre drejtora të Klinikës së Onkologjisë i ndrroi LVV-ja për ta rikthyer Dr. Ilir Kurtishajn e PDK-së me sukseset e të cilit sot po mburret Kurti.

Faleminderit Dr.Ilir Kurtishaj për punën dhe profesionalizmin e treguar ndër vite.