Sabri Tunç Angılı

Kurti e pret ambasadorin turk, zotohen për vazhdim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes në vitin e ri

Gjatë paradites, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

“Me urimet e dyanshme për Vitin e Ri 2024, takimin e parë për këtë vit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Angılı e filluan duke reflektuar mbi bashkëpunimin përgjatë vitit 2023, sidomos në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë dhe e vazhduan me planet dhe synimet e partneritetit ndërmjet dy shteteve për vitin në të cilin sapo kemi hyrë”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Ambasadori Angılı e uroi kryeministrin dhe popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave që hyri në fuqi me 1 janar.

Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, dhe gatishmërinë e vullnetin për thellim dhe zgjerim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Turqi.

BONUS VIDEO: Jasharaj: Kurti dhe Nagavci vazhdojnë me inate, testi PISA nuk kërkon definicione dhe mësim përmendësh