Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

E pranishme në këtë organizim është parë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Organizimi ka filluar me një minutë heshtje, në nder të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi, në fjalimin e tij ka falënderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë organizim.

“Po 12-vite, pavarësi.  Liria edhe pavarësia u ndërtua me mund, përpjekje e sakrificë. Është meritë e secilit që të vijmë në 12-vjetorin e pavarësisë. Kujtojmë heronjtë, dëshmorët dhe çdo qytetar të Kosovës që kontribuuan për pavarësi”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka pohuar se pas zgjedhjeve Kosovën e presin punë të shumta./