Kurti e Mustafa kthehen në takim

Pas një pauze gjysmë orë lideri i LDK-së dhe VV-së janë kthyer në takim, ku po synohet arritja e një marrëveshje përfundimtare për koalicion.

Asnjëri nga liderët nuk ka folur para mediave.

Më herët u raportua se dy partitë janë duke hasur probleme sa i përket arritjes së koalicionit, pasi që tashmë është duke u diskutuar për ndarjen e ministrive.