Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratikë të Kosovës, Betim Gjoshi e ka komentuar veshjen e sotme të kryeministrit Albin Kurti.

Veshja e sotme e Kurtit ngjalli shumë debat. Ai u akuzua se është përpjekur që ta kopjojë veshjen e presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelensy.

“Sot, Albin Kurti paska bërë përpjekje ta kopjojë veshjen e Presidentit të Ukrainës, që po udhëheq rezistencën kundër pushtimit rus. Kryeministër, Kosova nuk është në luftë dhe ky kopjim i yti është një sjellje që tregon se ke humbur në kohë.Jo vetëm kaq!”, ka shkruar Gjoshi.

Ai ka thënë se Kurti po e kopjon veshjen e presidentit ukrainas por presidentit të Kosovës, i kishte thënë që të shkojë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gjoshi ka publikuar edhe një vide të Kurtit, I cili në vitin 1998 kishte deklaruar se nuk do të kapte armën.

“Ti po e kopjon Presidentin e Ukrainës, por Presidentit të Kosovës i ke thënë: Hashim, shko në Hagë. Ty nuk të lë urrejtja ta pranosh veprën heroike të Hashim Thaçit dhe shokëve të tij. Presidenti i Ukrainës është në ballë të një shteti të konsoliduar ushtarakisht dhe politikisht, ndërkohë Adem Jashari, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, e mijëra burra dhe gra të Kosovës janë ngritur në këmbë, duke qenë nën pushtim, dhe kanë arritur çlirimin dhe lirinë e popullit të Kosovës. Edhe diçka Kryeministër – se kush je ti na ke treguar vetë në këtë video të marsit të vitit 1998.”, ka shkruar Gjoshi.