Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Siç njoftohet në një komunikatë, çështje kryesore të diskutimit kanë qenë “zgjedhjet e 9 skurtit e ndërhyrja e Serbisë në to”, si dhe “rruga përpara për formimin e institucioneve të dala nga rezultatet e zgjedhjeve”.
“Zgjedhjet e 9 shkurtit, mbarëvajtja e tyre, ndërhyrjet e Serbisë dhe rruga përpara për formimin e institucioneve të dala nga rezultatet e zgjedhjeve, ishin çështjet kryesore të diskutimit”, ka njoftuar ZKM.
Po ashtu u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet ambasadës franceze dhe institucioneve të vendit dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovë dhe Francës.







