Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në postimin e tij, Kurti duket se çon mesazh indirekt për kryeministrin Edi Rama që nuk erdhi në Kosovë për rastin e 25-vjetorit të çlirimit.

“Në ditë si këto, ne shpesh shikojmë prapa në arritjet tona të së kaluarës, edhe kur presim me padurim arritjet e së ardhmes. Në dekadën e mëparshme, Autostrada e Kombit (Rruga e Kombit) ishte infrastruktura kryesore që afroi Kosovën dhe Shqipërinë. Këtë vit ishte shkëmbimi i energjisë ALPEX. Për dekadën e ardhshme duhet të jetë hekurudha Prishtinë-Durrës. Faleminderit Presidenti Bajram Begaj që ishe pjesë e festës sonë të përbashkët të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj të pakushtëzuar”, ka shkruar Kurti.