Kurti dikur i lavdëronte gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, por sot i quan të kapur FOTO

Kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti sot në reagimin e tij pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese, e ka quajtur të kapur këtë institucion, duke thënë se vendimi është i papranueshëm për të.

Mirëpo, Kurtit i kishte pëlqyer vendimi i Gjykatës Kushtetuese kur kishte vendosur ta pezullojë rritjen për pagat për zyrtarët shtetërorë, shkruan Ballkani.info.

Bile Kurti me emra aso kohe i kishte përmendur dy gjyqtarë të kësaj Gjykate, duke e quajtur vendimin si të drejt.

Kjo kishte ndodhur në vitin 2018. Mirëpo, sot Kurti i quajtur të kapur gjyqtarët që i kishte lavdëruar.

A do të thotë kjo se për Kurtin vendimet e Kushtetueses janë të pranueshme vetëm kur janë në favorin e tij?!

Statusi i vitit 2018 Kurti lavdëronte gjyqtarët të cilët sot i akuzon si të kapur: