Në Ditën e Forcës, ditë kjo që i kushtohet themelimit të Ushtrisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci kanë vizituar kazermën “Adem Jashari”.

Ata nga afër kanë parë armatimin dhe pajisjet tjera të FSK-së, si dhe kanë folur për vendimet e marra sot në mbledhjen e qeverisë, shkruan Ballkani.info.

Kryeministri Kurti tha se sot kanë marrë vendim për inicimin e procedurave për themelimin e fabrikës së municioneve dhe hapjen e laboratorit për dizajnimin e fluturakeve pa pilot.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ministri Maqedonci, duke thënë se në ditët në vazhdim do të ketë më shumë informacione për këto dy vendime të rëndësishme për fushën e sigurisë, duke përmendur dizajnimin e dronëve dhe fabrikën e municioneve.

Fabrika e municioneve do të jetë shtetërore. /Ballkani.info/