Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar veprimtarin Adem Demaçi, sot kur janë bërë 1 vit nga vdekja e tij.
Ka thënë se Demaçi mbetet një ndër veprimtarët më unik që ka pasur Kosova, dhe siç shkruan ai, veprimtari më autentik që mund ta imagjinosh.
“Adem Demaçi është disidenti më i madh evropian pas Luftës së Dytë Botërore. 28 vjet në burg. I pathyeshëm. I palodhshëm. Pas secilës burgosje e dënonin më shumë, e mbanin më gjatë. Njëherë 3 vjet, mandej 10 vjet, pastaj 15 vjet”, shkruan Kurti.
Kurti, ka treguar gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje sot ka bërë homazhe te varri i tij në Prishtinë, në njëvjetorin e ditës kur ndërroi jetë.







