fushata në Maqedoninë Veriore

Kurti del haptas në fushatë për opozitën në Maqedoninë e Veriut, kandidati i VV’së atje shpërndan posterin e tubimit

Këshilltar i Jashtëm Politik i Albin Kurtit për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku ka njoftuar se kryeministri Kurti do të marrë pjesë në një tubim me përfaqësuesit të opozitës në shtetin fqinj. Tubimi sipas Qokut do të mbahet në Zvicër, shkruan Gazeta Express.

“Tubim i përbashkët VLEN”, së bashku me kryeministrin Albin Kurti i cili do të mbahet më 20 prill 2024 në ora 19:00 në Mövenpick Hotel Zürich Regensdorf, në adresën Im Zentrum 2, 8105 Regensdorf!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Përveç Kurtit në këtë tubim do të marrin pjesë edhe kryetari I Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kandidati për president Arben Taravari, kryetari I Alternativës Afrim Gashi, kryetari I Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti si dhe vet Qoku.

Me këtë tubim, Albin Kurti ka dalur haptas në fushatë për opozitën në Maqedoninë e Veriut.