Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Brezovicë.

Ai po merr pjesë në në aktivitetin e performancës së skijimit nga fëmijët e shkollave të ndryshme, në kuadër të programit “Drejt Malit”.

Për këtë aktiviteti, siç shihet në fotografinë e siguruar nga Klan Kosova, Kurti zgjodhi një xhaketë ngjyrë të gjelbër të errët dhe pantallona të zi.

Për herë të parë, Qeveria mbështet një program të tillë që iu siguron nxënësve qasje në aktivitet malore e sportive.

Në këtë program një javor kanë marrë pjesë mbi 400 nxënës e 100 instrukrorë. Programe të tilla, kryeministri Kurti tha se do të mbështeten edhe në të ardhmen.