Kurti anulon vizitën në Austri, thërret mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar vizitën e planifikuar për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.

Sipas Zyrës së Kryeministrisë, Kurti një vendim të tillë e mori për shkak të gjendjes me pandeminë në Kosovës, ku janë rritur në mënyrë enorme rastet pozitive dhe ato me fatalitet.

Më tej bëhet e ditur se Kurti do të thërrasë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. 

‘’Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërrasë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti’’, thuhet në njoftim.