deputeti

Kurteshi kërkon përgjigje nga ministri Kulturës për përvetësimin e Lahutës nga Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi në seancën e Kuvendit ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Kulturës për hapat e ndërmarr, pasi Serbia e ka regjistruar lahutën si instrument të sajën të trashëgimisë kulturore.

“Në fillim të dhjetorit, Serbia ka arritur ta regjistrojë në UNESCO instrumentin e trashëgimisë shqiptare lahutën, si instrument të trashëgimisë së saj kulturore. Çka ka ndërmarr ministria që ta demantoj Serbinë dhe ta regjistrojë lahutën si instrument të trashëgimisë tonë kombëtare”, tha Kurteshi.

Ndërkaq, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se nuk kanë mundur të bëjnë ankesa në UNESCO, pasi Kosova nuk është anëtare e kësaj organizate.

Ministri shtoi se MKRS-ja ka bërë përpjekje që ta kompletojë invertarin e trashëgimisë përfshirë lahutën dhe Eposin e Kreshnikëve.

“Për shkak të rrethanave të asaj periudhe, parashtrimi i Eposit të Kreshnikëve në UNESCO nuk ka ndodhur edhe pse ministria ka dhënë edhe statusin ligjor për këtë epos. Siç e dimë Kosova nuk është pjesë e UNESCO-s. Në këto rrethana kemi pasur mundësi të vogla që të veprojmë, pasi nuk pranohet asnjë shkresë ose ankesë e jona”, tha ministri,

Sipas Gashit, reagimin në UNESCO ndaj shteti serbe, do ta mund ta vepronte më shumë shteti shqiptar.

“Kemi pasur komunikim me ministrinë atje, por reagimet kanë qenë të plogështa”, tha ministri kosovar.