“Kurrë ditë me sy mos pafsh”/ Dardan Krivaqës ia bombardojnë me komente profilet në rrjete sociale

Policia e Kosovës ka publikuar sot fotografinë e Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor për rastin në Ferizaj, ku ka mbetur e vdekur një vajzë 18-vjeçare.

E ai vazhdon të mbetet në arrati, ndërsa policia po kërkon ndihmën nga qytetarët për ta kapur.

Të njejtit tashmë i kanë shkruar shumë komente qytetarët në llogaritë e tij në rrjete sociale.

Në fotografitë në Instagram, ku ai shihet me armë, Krivaqën e kanë quajtur komentuesit “kriminel dhe qëlbësirë”, e të tjerë i kanë uruar burgim pas dyshimit mbi veprën e kryer.