Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka lansuar një video ku shihet duke u munduar të flasë gjuhën kineze, duke shpresuar të sjellë investime kineze në vendin e tij.
Duke konfirmuar vizitën e tij në Kinë për vitin e ardhshëm, Vuçiq është munduar të duket sa më i afërt me kinezët të cilët po investojnë nëpër gjithë botën.
“Po konfirmoj vizitën time në Kinë për muajin prill. Ndërsa pres nga presidenti Xi që të vizitojë Serbinë në mbarim të vitit tjetër. Dua të falënderoj presidentin për lidershipin e tij dhe njerëzit kinezë për miqësinë e tyre dhe vizitat që po i bëjnë vazhdimisht Serbisë”, është munduar të thotë ndër të tjera presidenti i Serbisë në kineze por që vështirë të jetë kuptuat nga ata.







