Kur Tomë Gashi i VV’së thoshte se ‘Presidenti mund t’i jap mandatarin edhe partisë së dytë’

Se presidenti mund t’i japë mandatarin edhe partisë së dytë fituese në zgjedhjet e përgjithshme, e ka thënë edhe avokati i njohur, Tomë Gashi gjatë vitit 2017.

Situata politike e krijuar tashmë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, me mocion mosbesimi, ku për herë të katërt Presidenti Hashim Thaçi u ka dërguar letër Lëvizjes Vetëvendosje për propozimin e radhës të kryeministrit, e që kjo e fundit nuk ka kthyer ende përgjigje lidhur me këtë, duke thënë se pret që të kalojë situata pandemike, ka bërë që të përmenden shpesh ligjet dhe atë që ua garanton Kushtetuta.

Pikërisht për këtë çështje, ishte deklaruar edhe avokati Gashi para tre viteve ku thoshte se presidenti e a mundësinë që t’ua japë mandatarin partisë së dytë fituese, që në rastin e tanishëm është LDK.

Këtë argumentim të Gashit, sot po e përdorin politikanët e LDK’së që janë në favor të një qeverie që do të udhëhiqej prej tyre.

Ata thonë që Kushetuta i garanton presidentit diskrecion që t’i japë mandatarin edhe partisë së dytë, e bile edhe të tretë – dhe nëse këta arrijnë ta formojnë qeverinë atëherë çështja është e përfunduar.

Të njëjtin mendim në atë kohë e kishte ndarë edhe Albin Kurti dhe zyrtarët e tjerë të Vetëvendosjes, që së fundi janë mobilizuar kundër ish-qëndrimeve të tyre politike.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Gashit.