LAJMI I FUNDIT

“Kur të kthehet ushtria në Kosovë…”, serbët shkruajnë grafite në ndërtesat në veri

Mëngjesin e sotëm në katër komuna veriore janë parë mbishkrime në ndërtesa dhe trotuare ku thuhej: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë… jeton Brigada e Veriut”.

Raportohet se në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok këto grafite janë shkruar gjatë natës.

Grafitet janë të shkruara me ngjyrat e flamurit të Serbisë, e kuqe, blu dhe e bardhë.

Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës i shpalli organizata terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” në fund të qershorit të 2023’ës, ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se ky vendim është marrë “në bazë të faktit se këto formacione paraqesin kërcënim serioz ndaj rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës”.

VIDEO BONUS: Kurti për raportimet për tentim-atentat: Ka shumë kërcënime nga strukturat të Serbisë