Kur Serbia mohon masakrat në Kosovë, Ministrja e Arsimit takon homologun serb në Bujanovc

Vetëm pak ditë nga Samiti i Berlinit, ku Kancelarja Merkel dhe Presidenti Francez Macron, vunë me shpatulla pas muri Kryeministrin Rama dhe Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, duke ua bërë të qartë se janë kundër shkëmbimit të territoreve të Kosovës, është Ministrja e Arsimit Besa Shahini ajo e cila takon në Bujanovc homologun e saj serb Mladen Sarcevic.

Edhe pse takimi u cilësua si një një shtrim i problematikës së mungesave të librave shkollorë në gjuhën shqip, një takim i tillë në këtë moment me serbët duket tejet i papërshtatshëm, sa kohë që Serbia vazhdon të ngulmojë në mosnjohjen e Kosovës, raporton syri.net.

Po kështu në një moment kur Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, nuk njeh Masakrën e Reçakut, çka duhet ti bënte të reflektonte zyrtarët shqiptarë lidhur mbi biseda që do të ishin jashtë asaj që quhet marrëdhenie të reciprocitetit midis dy palëve.

© SYRI.net