Sami Lushtaku nuk i kishte pëlqyer aspak një vendim i Kadri Veselit si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kur ai kishte vendosur që t’i largojë të gjithë të akuzuarit nga postet zyrtare shtetërore.
Lushtaku i ishte kundërpërgjigjur Kadri Veselit, “se nuk ka bir nëne që më largon nga PDK”, kur kishte pyetur për iniciativën e Veselit.
Megjithatë e gjithë kjo ngjarje rreth dy muaj më parë, duket se është harruar nga Kadri Veseli. Ata janë bashkuar mbrëmë dhe kanë festuar me raki, cigare puro, kingja në tepsi, etj. Kjo ka ndodhur në Skenderaj.
Në rrjetet sociale janë publikuar fotografitë nga ndeja e mbrëmshme ku prezent kanë qenë Veseli, Lushtaku dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Aty shihet se ka qenë një ndejë qejfi.











