Kur pritet të vijnë në Kosovë gazetarët ukrainas, deklarohen nga Qeveria

Me iniciativë të deputetes Doarsa Kica-Xhelili, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas, të cilët janë larguar nga vendi i tyre shkaku i agresionit rus.

Kështu, Qeveria ka ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 150 mijë euro, për procedurat e pranimit të tyre në Kosov

Nga Qeveria e Kosovës për Indeksonline njoftojnë se, tashmë janë në kontakt me organizatat që do të jenë përgjegjëse për identifikimin dhe përzgjedhjen e gazetarëve ukrainas të cilët do të vijnë në Kosovë.

Por se koha që kur pritet të vijnë në Kosovë ende nuk dihet.

Qeveria tregon se gjithçka varet nga ky proces që udhëhiqet nga ECPMF dhe EFJ në bashkëpunim me oranizata të gazetarëve në Ukrainë.

Në vendimin e Qeverisë përcaktohet një shumë prej 150.000 euro që do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve mujore si ato të qirasë së zyreve ku ata do të ushtrojnë aktivitetin e tyre profesional, akomodimit ku do të qëndrojnë, shpenzime tjera mujore dhe shpenzimeve të transportit dhe zhvendosjes, për një periudhë deri gjashtë mujore.

Tashmë jemi në kontakt me Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) të cilat organizata do të jenë përgjegjëse për identifikimin dhe përzgjedhjen e gazetarëve ukrainas të cilët do të vijnë në Kosovë. Koha se kur mund të vijnë varet nga ky proces që udhëhiqet nga ECPMF dhe EFJ në bashkëpunim me oranizata të gazetarëve në Ukrainë. Për të gjitha detajet tjera me rëndësi do ju njoftojmë me kohë dhe në vazhdimësi”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës.

Ky vendim është mirëpritur nga ECPMF dhe EFJ, të cilët kanë thënë se Kosova duhet të shërbejë si shembull për qeveritë e tjera në vende të tjera.