Ambasadori i Italisë

Kur pritet të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës, tregon ambasadori i Italisë në Kosovë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, thotë se ekzistojnë mundësitë që të hiqen masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

De Riu thotë se nuk dihet saktë data, por në ditët e ardhshme pritet të diskutohet brenda BE-së me shtetet anëtare mundësia e heqjes së masave.

“Mendoj se po, janë mundësitë që të hiqen këto masa. Në fakt ajo që ne gjithmonë ia rekomandojmë autoriteteve të Kosovës si këshillë miqësore, si miq të Kosovës dhe jo si dikush që don të imponojë mënyrën e vet se si janë gjërat, kërkojnë që të krijohen tensione të reja për çfarëdo veprimi e aksioni sepse ndodhemi në një fazë delikate. Në ditët e ardhshme nuk e dimë saktësisht kur do të diskutohet brenda Bashkimit Evropian me shtetet anëtare të Këshillit do të diskutohet mundësia e heqjes së pjesshme apo tërësisht të këtyre masave ndaj Kosovës”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1