Kur Kurteshi i VV-së kundërshtonte: Pse duhet të paguaj rrymën e një personi në very që ka vrarë shokun tim?

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, thoshte se është shkelje e të drejtave të njeriut që të paguhet rryma e shpenzuar nga dikush tjetër.

Këto fjalë, ai i ka thënë katër vite më parë, asokohe kur LVV, ishte në opozitë. Ndërsa sot, kjo parti ka qëndrime krejtësisht tjera me ato të viteve më parë. Tash ata janë në pushtet.

Kurteshi asokohe kërkonte përgjigje nëse është planifikuar që të kompensohen qytetarët për siç thoshte ai vjedhjen me letra që u është bërë.

“Pse jam unë i detyruar që si qytetar të paguaj rrymën e një personi në veri të Kosovës që ka vrarë shokun tim?”, kishte theksuar Kurteshi në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut që asokohe po diskutohej rreth faturimit të energjisë në komunat veriore të Kosovës

Kujtojmë se sot, në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti  është votuar me 6 vota për, propozimi i deputetes së listës së VV-së, Mimoza Kusari-Lila, do të ndahen 11 milionë euro nga buxheti i Kosovës për të paguar rrymën e serbëve në veri të vendit.