“Kur do t’i marrin bujqit subvencionet për grurin”, Musliu e Peci debatojnë në Kuvend

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka pyetur ministrin e Bujqësisë Faton Peci se kur do t’i marrin bujqit subvencionet për grurin.

Deputetja Musliu mori përgjigje nga ministri Peci i cili tha se në javën e tretë të gushtit fillon procedimi për përkrahjen e fermerëve për grurin.

Pas kësaj përgjigje, deputetja Musliu sërish mori fjalën dhe tha se nuk ka ndodh asnjëherë që subvencionet t’i marrin me vonesë bujqit.

“Kur t’i marrin nuk do të ju duhen më, për ti kryer punët e bujqësisë…Nuk ka nevojë të pritet java e tretë e gushtit”, tha ajo.

Ndërsa, Peci tha se konstatimi se fermerët kanë marrë në muajin korrik kompensimin ndër vite është i pasaktë dhe i sqaroi procedurat e subvencionimit.