Kur do t’i kthehemi normalitetit: Mjeku shqiptar jep shpresë

Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero, thotë se në javën e tretë të prillit pritet të ketë rënie të rasteve të të prekurve nga koronavirusi.

Ai tha se kurba e të prekurve nuk pati një majë të fortë dhe për rrjedhojë shtrirja mund të zgjasë më tepër.

“Për fat të mirë nga pacientët e nxjerrë nuk ka të rikthyer. Në rastin më të mirë nga fundi i qershorit kjo situatë do të mbyllet. Vera do shfrytëzohet mjaftueshëm por me moderim, ndoshta për pensionistët”, u shpreh Pipero në një bisedë me skype për ‘Zonë e Lirë’.

Po ashtu ai pohoi se tre kryeinfermierë të spitalit Infektiv janë prekur me koronavirus, ku dy janë shëruar dhe një tjetër është në fazë shërimi.

Lidhur me mjekimin që po përdoret tha se, “Ne kemi filluar mjekimin me hidroksilklorokinë ditët e para pas mjekimit janë shumë optimiste. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse ky medikament ka shumë efekte anësore. Është mirë të fillohet në atë që ne themi në stadin e dytë”.