Kur do të mund t’i shohim aeroplanët F-16 të fluturojnë mbi Ukrainë?

Analisti ushtarak, Sean Bell ka folur rreth dërgimit të aeroplanëve F-16 në Ukrainë, si dhe për trajnimin e pilotëve.

I pyetur se kur mund t’i shohim aeroplanët duke fluturuar në qiellin e Ukrainës, ai tha se në mënyrë të pashmangshme ka shumë faktorë, raporton skynews.

“Dy faktorët kryesorë janë trajnimi i pilotëve dhe dërgimi i aeroplanëve. SHBA ka stërvitur dy pilotë ukrainas në sistemin e tyre të trajnimit ndërsa besonte se duheshin një vit për të kryer më shumë stërvitje, por në fakt, me simulator intensiv, trajnime fluturuese, aftësime në tokë, etj. mendojnë se mund ta bëjnë këtë brenda katër muajve”, tha analisti britanik.

“Gjëja tjetër është se si t’i dërgojmë aeroplanët tek ata pasi që çdo vend ka radarë të ndryshëm për aeroplan, ndërprerës të ndryshëm, etj. Pra, nëse çdo komb do të dhuronte nga një aeroplan, ata do të kenë një numër të mjaftueshëm. Por, çdo aeroplan që do të dërgohej dihet se do të ketë numra të ndryshëm të fluturimit. Kjo qartësisht nuk do të funksiononte. Prandaj, duhet të bëhet një punë e caktuar në këtë drejtim”, pohoi ai.

Bell tha se sapo aeroplani të arrijë në hapësirën ajrore të Ukrainës, “rusët do ta synojnë atë – kështu që do të jetë i prekshëm”.

“Ata duhet të arrijnë në shtetin ukrainas menjëherë pasi të jetë plotësisht i integruar sistemi i mbrojtjes ajrore, raketave tokë-ajër dhe gjëra të tilla. Dhe gjëja tjetër që duhet të bëjnë, troç, është të sigurohen që sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore të mos e shënjestrojnë dhe ta rrëzojnë aeroplanët”, tha ai.

Ndryshe, SHBA-ja u ka dhënë leje aleatëve perëndimor që ta furnizojnë me aeroplan amerikan Ukrainën, e cila po përpiqet ta përfundojë pushtimin rus.