Kur do të luhet finalja e Superkupës, Ballkani – Llapi?

Futbolli kosovar po i bënë përgatitjet e fundit para fillimit në edicionin të ri i cili po pritet më kureshtje, shkruan Demokracia.com.

Edhe sivjet gara si për titull ashtu edhe për Kupën e Kosovës do të jetë tejet e fortë, derisa luftë e madhe pritet edhe për tri vendet e para në tabelë që tashmë dërgojnë në garat ndërkombëtare.

Megjithatë, siç e do tradita, gjithmonë para fillimit të edicionit, i cili këtë vit nis me 13 gusht, luhet ndeshja e Superkupës. Këtë vit finalja i takon Ballkanit si kampion dhe Llapit si fitues i Kupës, por meqenëse Ballkani ka arritur të kualifikohet në rrethin e tretë në Conference Leagua, gjasat janë që ndeshja finale të ketë një ndryshim sa i përket orarit.

Gjithsesi, në ditët në vazhdim FFK pritet të dalë me një njoftim zyrtar se kur do të luhet ndeshja finale.