Flet ministri

Kur do të fillojë ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”?

Edhe pse Banka Botërore u tërhoq nga projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, ministri Lluka ka deklaruar se puna në këtë drejtim do të vazhdojë.

Sipas tij tani është faza e tenderimit, ku kompanitë do të ofertojnë me paketa teknike dhe financiare, ku deri në fund të vitit do të dihet qartë se ku jemi me projektin.

“Në fund të vitit do të dihen shpenzimet e termocentralit, të financimit, a ka financim të mjaftueshëm, dhe pastaj pas të gjithave zbulohet se sa është kostoja për gjenerimin e energjisë elektrike”

Nëse sipas ministrit çmimi për gjenerimin e një megavati rrymë është më shumë se 80 euro, ata kanë të drejtën të tërhiqen nga projekti pa asnjë dëm financiar.

“Nëse shumë është më pak se 80 euro, atëherë termocentrali do të vazhdojë fazat tjera duke u bërë një nga projektet më të mëdha që Kosova ka ndërmarrë në 40 vitet e fundit”.

https://www.youtube.com/watch?v=QUJadPmRvf8